Kush âsht Xenu? |
Dikur para shumë kohe (para 75 milion vjetëve) ka egzistu nji general galaktik i qujtun Xenu (lexohet Xinu). Xenu i ka pasë nën kontrollë të gjitha planetat në kët pjesë të galaksisë, përfshiirë ktu edhe planetën tonë e cila u qujt n’atë kohë Teegeeack (Tixhiak).
Xenu ka pase probleme. Të gjitha 76 planetet nën kontrollin e tij, jon konë t’stërpopullume. Çdo planetë ka pasë mbi 178 miliarde banorë. Ai deshti me zgjedh kit problem edhe e pat bo ni plan.
Xenu e vuni galaksinë nën kontrollë të plotë me ndihmën e t’arratisunve, arriten mi mposhte njerzt e mirë edhe Oficerët Lojal. Me ndihmën e psikiatrave, ai tani thirri me miliarda njerz për mi jav bo kontrollimin e taksav, po n’vend t’inspekcionit ju dha inekcione t’perzime me alkool edhe glykol, për m'i paralizu. Pastaj
i shtini t’gjith kta njrz ne anije fluturake, qi doken gati krejt si DC8-she (po veq me raketa).
Qito anije fluturake DC8-she fluturun drejt tokes, edhe krejt kta trupa t’paralizum, me miliarda njerz, jon palu neper vulkane. Kur i palun krejt trupat, i ulen edhe bombat hidrogjenike përmys. Xenu tani i detonoj kto bomba në t’njejtën kohë, edhe të gjith kta njerz vdekën përniher.
Mirpo tregimi nuk përfundon aty. Masi qi krejt njerzt kanë shpirta (ktu thirrMirpo tregimi nuk përfundon aty. Masi qi krejt njerzt kanë shpirta (ktu thirren “Theatan”-a: lexo: “thitan”) jon duft diqysh mi mashtru qi mos m'u kthy ma. Kta shpirta mas bombardimit u sillshin neper erëna nukleare, e për me i nxonë, Xenu kish do kurtha speciale elektronike, edhe nëpërmjet tynve i burgoske nëpër valë elektronike (kto valë elektronike ishin shumë ngjitse, si shiriti për miza).
Masi qi ja arriti me i kap të gjith shpirtat, i pakoj nëpër kutia edhe i transportoj deri te nja dy kinemaja shume t’mdhaja. Nëpër qato kinemaja shpirtnat kalojshin ditë tu kqyr filma special 3-dimensional, ku ju kallxojke se qysh jeta duhet mu konë edhe shumë gjana tjera konfuze. Si p.sh. fotografia t’rrejshme ku pershkruhen Zoti, Dreqi edhe Krishti. Ky fenomen u thirrke “implantim”. Kur jon kry filmat, shpirtnat ja nisën me lshu venin, edhe mu ngjit njoni me tjetrin sepse mendojshin qi jon bo nji, masi ton bashk e kqyrën t’njejtin film. Ja nisën mu bashku nëpër grupe me ka 2000 veta. Tash, masi shume pak njerz mbetën gjallë n’toke mas kti masakri vullanik, qito grupime t’shpirtave fillun mi ju ngjit njerzve t'gjallë.
Xenun ma vone e rrxun prej pushteti Oficerët Lojal edhe e burgosën me ni mal me ni planetë. Ai mahet me ni forcë-fushë qi fuqizohet prej nji baterie të përjetshme, Xenu âsht hala gjallë sot e ksaj dite.
Edhe ky âsht fundi I tregimit. Edhe qashtu sot kto grupime t’shpirtnave thirren Theatana trupëror (lexo:thitana). Edhe për me pasë shpirtin e lirë, atëherë na duhmi mi hjek krejt kta Theatana shpirtëror, e kjo kushon shume pare. Edhe e vetmja arsyje pse njerzit sot besojnë në Zot e në Krisht âsht per shkak se qashtu u përshkru n’film qi e kanë pa Thetanat trupror para 75 milion vjetëve.
Çka thu ti rreth ksaj prralle?
Qysh? Pollavër??
Qashtu edhe na mendojna, ky sen âsht budallaki. Po për fat t’keq qiky tregim formon bazen e besimeve te Scientologëve. Me pasë dit kit tregim qi prej fillimit, shumica e njerzve kurrë nuk ishin përzi me kët sektë. Këtë tregim ata ta kallxojne kur ta mrrish nivelin OT III. Tani ka mu prit prej teje qi ti me komuniku me kta Theatana trupëror edhe mi shti mu qkap prej teje (met lonë rahat). Ka me të kushtu shumë shtrejt me mrri këtë nivel edhe mi “bo” kto sene (përndryshe duhesh me punu natë e ditë për këtë organizatë për pare t’vogla për kohë shumë t’gatë).
Na po jav tregojna këtë sen mi jav tërhjek vërejtjen. Nëse lidhni me Scientolog’t, ather boneni me sy t’hapun edhe gjith mi pasë parasysh se cka përmbanë.
Shumica e Scientologëve të cillt punojnë në qendrat e tyre Dianetike edhe nëpër të ashtuqujtunat “Kisha” Scientologjike nuk e din këtë “incident” apo prallë edhe nuk lejohen me dit deri sa s’ti mrrinë kto nivele “të nalta” të Scientologjisë. Kalojnë shumë vjet para se me mrri “nivelin”, t’shumtën e rasteve kjo nuk ndodhë kurrë. Ata qi e dinë, jon t’detyrum me majt si msheftsi edhe mos mi jav kallxu fillestarve. | |
Pjesa e parë e dokumentit sekret ОТ III e shkrume prej vet L. Ron Hubbard |
Tash masi e ki lexu kit sen e din msheftsinë mat madhe të tynve. Veç nëse bash don mi ju bashkangjit, atherë na nuk t’nalim.
* Dianetika edhe Scientologjia janë marka të Qendrës për Teknologjinë Religjioze. Ky dokument nuk ka kurrëfar lidhje me atë organizatë në asnji mënyrë.